Ukrainë, Poroshenko: Gati për referendum

07/04/2015 00:00

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko deklaroi se ai është i gatshëm të mbajë një referendum në vend për të parë nëse bashkëkombësit e tij janë dakord për federalizimin e vendit, gjë për të cilën është skeptik.

“Unë jam i gatshëm për të mbajtur një referendum në lidhje me strukturën e qeverisë, në qoftë se ju mendoni se është e nevojshme”, tha Poroshenko në komisionin që do të mbikëqyrë reformën kushtetuese.

Sipas tij, sondazhet e opinionit tregojnë se gati 90% e ukrainasve do të votojnë për të mbajtur modelin e “shtetit unitar”, por kjo me shumë gjasë do të sjellë reagime nga rebelët pro-rusë në lindje, të cilët kërkojnë autonominë e tyre. Megjithatë, kreu i Kievit, i cili e ngriti këtë diskutim në takimin e parë të reformës kushtetuese, u shpreh i gatshëm për të nisur referendumin.

Miratimi i një kushtetute të re deri në fund të 2015 është një nga pikat e planit të paqes të nënshkruar  në Minsk me  ndërmjetësinë e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës.

Top Channel