Bajerni hyn në garë për Sergio Ramos-in

07/04/2015 00:00

Mbrojtësi madrilen, Sergio Ramos nuk e ka pranuar ofertën e parë që i kanë bërë drejtuesit e Realit për rinovimin e kontratës aktuale, e cila skadon në vitin 2017 dhe nga ky fakt kërkon të përfitojë Bajerni i Mynihut.

E përditshmja katalanase “El MundoDeportivo” raporton se për të pasur shërbimet e Ramos-it ka hyrë në garë edhe klubi gjerman i drejtuar nga ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, i cili e pëlqen jashtëzakonisht shumë mbrojtësin e përfaqësues spanjolle.

Reali i ka ofruar mbrojtësit, një prej lojtarëve kyç të ekipit, një zgjatje të kontratës deri në 2019-ën, nga e cila ai do të përfitonte 8 milionë euro në sezon. Por menaxheri i lojtarit kërkon për klientin e tij nga kontrata e re një pagë që kap shifrën e 10 milionë eurove.

Për momentin nuk ka asgjë konkrete por një transferim i Sergio Ramos te Bajerni i Mynihut është mëse i mundshëm, shkruan  “El MundoDeportivo”.

Top Channel