Mieko Nagaoka, notarja 100-vjeçare vendos rekord në 1500 m

07/04/2015 00:00

Edhe pse në moshën 100 vjeçare, japonezja Mieko Nagaoka ka arritur të përfundojë garën e 1500 metra stil i lirë në not, duke vendosur rekord në kategorinë e saj të moshës për të njëjtën distancë.

Ajo ishte konkurrentja e vetme që mori pjesë në garën e 1500 metrave të zhvilluar në Matsuyama të Japonisë dhe arriti ta përfundojë me sukses atë.

Arritja e 100 vjeçares pritet të njihet si rekord edhe nga Libri i Rekordeve Guinness.

“Dëshiroj të notoj deri në moshën 105 vjeçare, nëse do të jem gjallë deri atëherë”, tha Nagaoka pasi arriti të përfundonte garën.

Popullsia e Japonisë po plaket me ritme të shpejta. Sipas të dhënave të vitit 2014 në këtë shtet jetojnë ende 59 mijë persona mbi 100 vjeç. Një javë më parë në Japoni ndërroi jetë në moshën 117-vjeçare, Misao Okawa, e cila ishte personi më i vjetër në botë.

Top Channel