Sarandë, digjen gjatë natës dy automjete

07/04/2015 00:00

Dy automjete, të parkuar njëri pas tjetrit, janë djegur gjatë natës, në një nga lagjet e qytetit të Sarandës.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së martë. “Në orët e para të mëngjesit, në Policinë e Sarandës është marrë njoftim se në lagjen nr. 1 po digjej një automjet. Në vend shkuan menjëherë shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja”, shtuan burimet.

 

Sipas tyre, nga veprimet e para procedurale dyshohet se flakët kanë përfshirë fillimisht automjetin “Mercedes-Benz”, me targa AA316AT, në pronësi të shtetasit T. D., banues në Sarandë dhe më tej, si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht edhe automjeti që ndodhej aty pranë i parkuar, tip “Daewo”, me targa AA608FR, në pronësi të shtetasit S. M., banues gjithashtu në Sarandë.

 

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë ngjarje, por tha se “po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit”.

Top Channel