PD: Rama i dha lagunën e Patokut vëllait të deputetit të tij

07/04/2015 00:00

Partia Demokratike ka akuzuar sërish të martën kryeministrin Rama për favorizim të elementëve kriminalë, për shkak të interesave të tij personale.

“Dhënia e lagunës së Patokut, një prej pasurive kombëtare, vëllait të deputetit Armando Prenga, është padyshim thellimi i inkriminimit. Me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjitha kritereve teknike, vëllai i deputetit të Edi Ramës ka arritur të marrë në dorë këtë aset të çmuar edhe pse ka një kompani të ngritur enkas prej 2 muajsh”, ka deklaruar deputeti Bashkim Shehu, shef i departamentit të sigurisë në PD.

Duke theksuar se për Prengën ekzistojnë informacione për përfshirje në aktivitete ilegale në Itali dhe vende të tjera të Evropës, Shehu ka shtuar se, ky është një rast i pastër i gërshetimit të lidhjeve kriminale me korrupsionin dhe biznesin qeveritar.

Top Channel