Së shpejti një turne nga “Destiny’s Child”?!

07/04/2015 00:00

Grupi “Destiny’s Child” u ribashkua për të performuar në “Stellar Gospel Awards” në Las Vegas javën e kaluar, duke surprizuar publikun më këngët e tyre.

Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams nuk u prezantuan në këtë event si grup por secila prej tyre me emrat përkatës.

“Daily Mail Online” ka mësuar ekskluzivisht se treshja po planifikon të bëjë një tjetër turne por secila prej tyre do të prezantohet me emrin e saj.

“Edhe pse ky grup është i përbërë nga 3 këngëtare, babai i Beyonce dhe ish menaxheri i grupit Mathew Knowles përbën pjesëtarin e katërt të grupit, kështu që nëse ato prezantohen me emrin e grupit, Mathew përfiton të ardhura nga ky ribashkim.” ka thënë një burim për “Daily Mail”

Por asnjëra prej anëtareve të Destiny’s Child nuk dëshiron të ketë lidhje me Mathew, i cili para disa kohësh ka menaxhuar karrierat individuale të vajzave, u zbulua se kishte vjedhur para prej tyre.

Top Channel