E kërkonin në Lezhë, e gjejnë të martuar në Tiranë…

07/04/2015 00:00

Ndërsa ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pas denoncimit të
prindërve të saj, një 20-vjeçare është gjetur disa ditë më pas në
Tiranë. Madje e martuar, sipas të gjitha procedurave që kërkon ligji.

Policia e Tiranës bëri të ditur sot se, ka kapur shtetasen D.P., 20 vjeçe, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës për “largim nga banesa”.

 

Pas shoqërimit në policinë e kryeqytetit, 20-vjeçarja ka dhënë shpjegimet përkatëse. Ajo ka deklaruar se. me dëshirën e saj ishte larguar nga shtëpia e saj në qytetin e Lezhës për të ardhur në Tiranë, ku është martuar me shtetasin E.D., banues në kryeqytet.

 

Për të vërtetuar dëshminë e 20-vjeçares se ajo tashmë ishte e martuar, agjentët e policisë kanë kryer verifikimet e duhura në gjendjen civile përkatëse, ku rezultoi se D.P. dhe E.D. kishin kryer kryer të gjitha veprimet zyrtare për martesën e tyre.

 

Ndaj, policisë së kryeqytetit nuk i mbetej gjë tjetër, veçse të lironte 20-vjeçaren dhe të informonte policinë e Lezhës për këtë rast.

Top Channel