ILDKP, kallëzim penal ndaj Bodes për “refuzim të deklarimit të pasurisë”

07/04/2015 00:00

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i ka
dërguar Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimin penal ndaj deputetit të
Partisë Demokratike, Ridvan Bode.

Sipas njoftimit zyrtar të ILDKP-së, deputeti Bode është kallëzuar për veprat penale të “refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Subjekti Ridvan Bode, dhe pse u njoftua disa herë nga ILDKPKI gjatë procesit të hetimit administrativ, refuzoi të paraqitet për të dhënë shpjegime, lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, familjarëve dhe të personave të lidhur me të, si dhe të paraqiste dokumentacionin justifikues-ligjor për to”, thuhet në njoftim.

Mësohet se, pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm i ka kërkuar Kuvendit “marrjen e masave të menjëhershme që raste të tilla deputetësh, që guxojnë të shpërfillin kërkesat e institucioneve ligj-zbatuese në Shqipëri, të mos përsëriten më në të ardhmen”.

Top Channel