Shija e ushqimit ndryshon sipas muzikës që dëgjojmë

07/04/2015 00:00

Perceptimi i shijes së ushqimit mund të ndryshojë në vartësi të muzikës që dëgjojmë. Kështu thotë një studim i realizuar nga Charles Spence, profesor psikologjie në Universitetin e Oksfordit.

Sipas Spence, perceptimi i të kripurit vjen duke u ndikuar nga tonet e larta, ndërsa ato të ulëta rrisin perceptimin e së ëmblës.

Në praktikë, nga kërkimi i kryer rezulton se personi që ha çokollatën duke dëgjuar muzikë të trishtueshme merr një shije të hidhur, e cila bëhet më e ëmbël nëse muzika që dëgjon është më e lehtë.

Për më tepër ka rezultuar se dëgjimi i “Nessun Dorma”, i kompozitorit të madh Giacomo Puccini, rrit ndjeshëm intensitetin e shijes së kafesë.

Top Channel