iWatch, numërimi mbrapsht ka nisur

07/04/2015 00:00

Ka nisur numërimi mbrapsht për produktin më të ri të “Apple”, iWatch. Dispozitivi i përshtatshëm për kyçin e dorës do të dalë në treg më 10 prill.

Fillimisht ai do të jetë i pranishëm në dyqanet luksoze dhe më pas me shumicë në dyqanet ekskluzive të “Mollës së Kafshuar” në nëntë vende të botës.

Në prag të evenimentit, mediat amerikane, përfshirë ato prestigjoze si “New York Times”, si dhe rrjetet sociale janë në garë për të përferksionuar aplikacionet që do të debutojnë në orën inteligjente, për ta bërë atë sa më të ngjashme me iPhone dhe iPad.

Sipas parashikimeve të analistëve, në fundjavën e parë të daljes në treg, “Apple” do të shesë 1 milion copë të tilla.

Kompania e themeluar nga Steve Jobs ka realizuar edhe një faqe të re interneti dedikuar tërësisht orës inteligjente, me disa video që tregojnë funksionet e saj.

Top Channel