“Fast and Furious” përgatitet për episodin e 8-të

07/04/2015 00:00

“Furious 7” ka thyer të gjitha rekordet e arkëtimeve fundjavën që kaloi dhe me siguri do të mbajë vendin e parë për një kohë të gjatë. Dhe kaq ka mjaftuar që producentët e sagës me Vin Diesel dhe
njëkohësisht pa Paul Walker, të konfirmojnë episodin e tetë, që do të
shërbejë edhe si nisja e një trilogjie të re.

Në portalet amerikane thuhet se për episodin e radhës, ngjarjet do të zhvillohen në Bregun Lindor, përshtatur në xhunglën urbane të Nju Jorkut.

Suksesi i padiskutueshëm i sagës, që konsiderohet më e madhja e shekullit të 21-të, ka bërë që edhe talentet më të mëdhenj të Hollivudit të dëshirojnë përfshirjen në të. Flitet që Helen Mirren po “i shkel syrin” producentëve.

Por, përveç talenteve të reja, për të siguruar suksesin duhet thirrur dikush edhe nga e kaluara modeste e saj. Një prej tyre është aktorja Eva Mendez, që interpretoi në episodin e dytë. Gjasat janë që ajo të kthehet në rolin e agjentes Monica Fuentes.

Top Channel