Rusi, zjarr në nëndetësen bërthamore

07/04/2015 00:00

Një nëndetëse bërthamore ruse u përfshi nga flakët teksa ndodhej e ankoruar në një port në provincën veriore Arkhangelsk.

Burime nga policia ruse konfirmuan lajmin për agjencinë “Ria Novosti”, por duke mohuar raportimet për viktima.

Autoritetet portuale as mohojnë dhe as pohojnë ngjarjen, ndërkohë që nuk dihet nëse në nëndetësen nukleare ka pasur mbushje bërthamore në momentin e shpërthimit të flakëve.

Ka raportime të pakonfirmuara se nëndetësja shërben si transportues i armëve bërthamore dhe nuk ka pasur armë të tilla në momentin e shpërthimit të flakëve, ndërsa dyshohet se zjarri ka shpërthyer në momentin kur mjeti po i nënshtrohej një riparimi.

Top Channel