Blushi kritikon Ramën për kandidatët: PS, e vonuar

07/04/2015 00:00

Ka marrë kritika procesi i deritanishëm nisur nga kryeministri Edi Rama në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 21 Qershorit.

Deputeti Ben Blushi është i vetmi që është prononcuar në përfundim të mbledhjes së përjavëshme të grupit parlamentar socialist. Blushi është shprehur i pakënaqur me zhvillimet e deritanishme që lidhen me zgjedhjet lokale.

“Duhet të kishin dalë emrat. Shumë vonë jemi. Në përgjithësi duhet të kishte pasur më shumë transparencë. Këta janë kandidatë të vetëm një njeriu deri më tani, s’janë akoma të Partisë Socialiste. Për fat të keq!” – deklaroi Blushi.

Ndërkohë Sekretari Organizativ Blendi Klosi, në garë për të kandiduar në Tiranë nuk ka bërë asnjë koment.

Në mbledhjen e grupit mungoi ministri Erion Veliaj, edhe ky njëri prej dy emrave më të lakuar që presin një konfirmim përfundimtar për garën në kryqytet.

Top Channel