‘Xhihadistët’, refuzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar, replika në sallën e gjyqit

07/04/2015 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të 2 nga 9 të pandehurit e akuzuar për rekrutim luftëtarësh duke i dërguar për në Siri dhe për financim të terrorizmi.

Por nuk ka qenë vetëm ky zhvillimi gjatë kësaj seance pasi të arrestuarit kanë replikuar dhe akuzuar gjatë gjithë seancës  trupin gjykues.

“Ne nuk jemi terroristë, jemi besimtarë, mos kujtoni se jemi naivë apo nuk ndjekim lajmet. Njerëzit po vrasin e presin dhe kjo gjykatë i liron, ndaj mos bëni teatër me ne”.

Kështu i është drejtuar trupit gjykues pranë Krimeve të Rënda imami i vetshpallur xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa.

I pandehuri Zeqir Imeri u është drejtuar besimtarëve të pranishëm në seancë duke thënë se ata duhet të jenë krenarë se janë mysliman dhe Zoti ja shpërbleftë atyre dhe 15 vëllezërve të cilët ndodhen për luftën e shenjtë në Siri.

“Kjo është Gjykata e Djallit! Njohim ligjet e Allahut”, tha Imeri.

Por në seancë nuk kanë munguar as mallkimet për trupin gjykues, kur Gerti Pashaj, një prej të penduhurve u është drejtuar me fjalët “Vdekshi të gjithë ishalla!”

Top Channel