PD përcakton kandidatin për Gjirokastrën

07/04/2015 00:00

Igli Kokalari do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Gjirokastër.

Ky është emri i bërë i bërë publik nga anëtari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

“Sot u përcaktuan nga Z. Basha dy kandidatura të PD për kryetarë bashkie në Qarkun e Gjirokastrës. Për Bashkinë e Gjirokastrës do të jetë Dr. Igli Kokalari, për Bashkinë e Libohovës do të jetë Z.Altin Como”, shkruan Shehu.

Në garën e 21 qershorit, Kokalari me shumë gjasa do të ketë përballë një kandidat që do të dalë nga radhët e LSI-së, si pjesë e marrëveshjes me PS-në.

Top Channel