Maskat grabisin një familje në Fushë-Krujë

07/04/2015 00:00

Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një familje na aksin rrugor që lidh Fushë-Krujën me Laçin.

Grabitja ka ndodhur të hënën në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sanxhakut”. Burime nga policia pohojnë se persona të paidentifikuar që udhëtonin me një automjet tip “Benz” i kanë zënë rrugën dhe më pas kanë grabitur shtetasin me inicialet B.K., i cili po udhëtonte me familjen e tij.

Grabitësit kanë marrë bizhuteri me vlerë të konsiderueshme dhe një sasi parash dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë aty automjetin me të cilin po udhëtonin.

Policia sekuestroi makinën e përdorur nga grabitësit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve të saj.

Top Channel