Ribery: Van Gaal është njeri i keq

07/04/2015 00:00

Franck Ribery nuk e harron marrëdhënien e keqe që ka pasur me trajnerin Louis Van Gaal, edhe pse holandezi ka 4 vite që është larguar nga drejtimi i Bayern Munchen. Në një intervistë për goal.com, sulmuesi francez theksoi se që në fillim u pa se gjërat mes tij dhe trajnerit aktual të Manchester United nuk do të shkonin mirë.

“Nuk kuptoheshim fare. Ai kishte mendimin se nuk kishte nevojë për emra të mëdhenj. Të gjithë duhet t’i tregonim nga e para se çfarë ishim në gjendje të bënim”, u shpreh Ribery, i cili ende sot mendon se Van Gaal nuk është një njeri i mirë.

“Ai të bën të humbasësh besimin te vetja. Pati rezultate të mira me ne, por është njeri i keq”, tha francezi.

Louis Van Gaal, nën drejtimin e Bayern Munchen, fitoi një Bundesligë, një Kupë Gjermanie dhe një Superkupë Gjermanie në aventurën që i zgjati 1 vit e gjysmë. Gjithashtu, arriti në finalen e Champions League, të cilën e humbi ndaj Interit të Jose Mourinho.

Top Channel