Levine tmerrohet në skenë

07/04/2015 00:00

Adam Levine është tmerruar gjatë perfomancës së tij, në momentin kur një fanse i është ngjitur në skenë, gjatë një koncerti të “Maroon 5”.

Vokalisti i grupit ishte në mes të performancës, kur një fanse iu drejtua atij duke u përpjekur t’i kapte duart me forcë dhe ta përqafonte.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, ai shihet teksa përpiqet ta shtyjë vajzën, por kur pa me kujdes se ishte thjesht një fanse e entuziazmuar, ai e përqafoi dhe priti deri sa truprojat ta largonin atë.

Më pas, ai i është drejtuar audiencës, duke thënë se “është pak e çuditshme të gjendesh në një moment si ky, dhe e dini pse? Ti je duke kënduar, me sy mbyllur dhe papritur sheh dikë ngjitur me fytyrën tënde. Është super e frikshme”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel