Protesta të dhunshme në Athinë
07/04/2015 00:00
Athina është përfshirë sërish nga përleshje të dhunshme mes grupeve anarkiste dhe policisë.
Përleshjet janë regjistruar mbrëmjen e së martës në lagjen “Eksarxia” të kryeqytetit grek.
Një grup prej 500 protestuesish i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave dhe disa makinave të parkuara në rrugë dhe kanë thyer e vandalizuar dhjetra dyqane.
Top Channel