SHBA, një avion i vogël rrëzohet në Illinois, 7 të vdekur

08/04/2015 00:00

Një avion i vogël është rrëzuar në Illinois të Shteteve të Bashkuara duke i marrë jetën 7 personave, mes të cilëve ishin edhe dy drejtues të ekipit të basketbollit të Universitetet të Illinois.

Torrey Ward, i cili ishte trajneri i ekipit dhe Aaron Leetch, drejtori atletik, do të udhëtonin pasi ekipi i tyre kishte marrë pjesë në një turneu në Indianapolis.

Identiteti i 5 viktimave të tjerë nuk është bërë i ditur, ndërsa mësohet se avioni është rrëzuar rreth 3 kilometra në lindje të aeroportit të Illinois.

Asnjë person i mbijetuar nuk është gjetur në vendin e rrëzimit të avionit, pranë qytetit të Bloomington

“Fjalët nuk mund të shprehin plotësisht pikëllimin që është ndjerë pas një tragjedie të tillë”, tha presidenti i universitetet, Larry Dietz, duke shtuar se Ward dhe Leetch ishin dy persona tejet të respektuar në departamentin e atletikës.

Shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur menjëherë hetimet.

Top Channel