Kupa e Gjermanisë, Dortmundi e Wolfsburgu në gjysmëfinale

08/04/2015 00:00

Edhe pse me vështirësi, Dortmundi dhe Wolfsburgu kanë arritur të kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Verdhezinjtë e Klopp mundën 3-2 Hoffenheimin pas kohës shtesë, duke mbajtur gjallë shpresat për të luajtur në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm, pasi Kupa është shpëtimi i vetëm për Borussian në këtë sezon duke qenë se nëpërmjet kampionatit shanset që Dormtundi të kualifikohet në Europa League i ka me të vërtetë të pakta.

Subotic, Aubameyang dhe Kehl ishin e autorët e tre golave që i dhanë të drejtën Dortmundit të luajë në gjysmëfinale, ndërsa për Hoffenheimin shënuan Volland dhe Firmino.

Ndërkohë edhe pse u mendua se Wolfsburgu do ta kishte të lehtë për të kaluar Freiburgun, nuk rezultoi kështu. Madje të zotëve të shtëpisë i erdhi në ndihmë edhe arbitri, i cili akordoi një 11-metërsh që u kthye në gol nga Rodriguez në minutën e 72-të. Lojtarët e Freiburgut bënë të gjitha përpjekjet për të barazuar rezultatin, por nuk arritën të shënojnë edhe pse rastet nuk munguan.

Top Channel