La Liga, vjen fitorja e tretë radhazi për Atletico Madrid

08/04/2015 00:00

Kampionët në fuqi të Spanjës, Atletico Madrid, arriti fitoren e tretë radhazi në La Liga. Skuadra e Diego Simeone-s fitoi 2-0 ndaj Real Sociedad në Vicente Calderon.

Gjithçka në këtë ndeshje u vendos që në 10 minutat e para. Një autogol i Mikel Gonzalez i dha avantazhin vendasve në minutën e 2-të, kur pas një goditje këndi lojtari i Sociedad e dërgoi topin në portën e tij.

Tetë minuta më pas ishte francezi Grizmann që shënoi golin e dytë duke vulosur fitoren për ekipin e tij, i cili tashmë forcon pozitat në vendin e trëtë në renditja. Atletico shkoi në kuotën e 65 pikëve, 4 më pak se vendi i parë, por Rali dhe Barcelona kanë nga një ndeshje më pak, të cilën do ta luajnë mbrëmjen e së mërkurës.

Top Channel