Kriza në Jemen, SHBA përshpejton dërgesat e armëve për koalicionin

08/04/2015 00:00

SHBA po përshpejton dërgesat e armëve për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili po kryen brobardime nga ajri ndaj rebelëve Houthi në Jemen.

Zëvendës Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken, tha se SHBA është duke rritur shkëmbimin e inteligjencës me vendet që bëjnë pjesë në koalicion.

Ndërkohë, ditën e martë të paktën 3 nxënës kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur, pasi bombardimet e vazhdueshme ajrore të kryesuara nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj goditën një shkollë në jugperëndim të Jemenit.

Më shumë se 550 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë dy javëve të fundit nga luftimet. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 2000 njerëz janë plagosur gjatë të njëjtës periudhë. UNICEF thotë se të paktën 74 prej të vdekurve janë fëmijë, dhe më shumë se 100 mijë njerëz të tjerë janë zhvendosur.

Top Channel