Një fotograf ka kapur momentin kur një luan është gati duke vrarë prenë e tij dhe fotot janë realizuar nga këndvështrimi i presë.

Hannes Lochner montoi një aparat në pjesën e pasme të makinës së tij dhe priti derisa disa këlyshë luani t’i afroheshin mjetit. Në pamje të parë duket sikur luanët kanë bërë “selfie”, por në fakt ajo pamje është gjëja e fundit që sheh preja para se të vritet nga grabitqari.

Fotot janë realizuar në shkretëtirën Kalahari të Afrikës.

“Kisha vënë re që këlyshët i vinin nga pas makinës sime sapo e shihnin. Donin të luanin me të duke e ndjekur. Gjithmonë kam dashur të shikoj si dukej një luan nga këndvështrimi i presë në momentet e fundit dhe tashmë e di”, tha Lochner.

FOTO GALERI
1/4
Foto nga afër e luanit

Top Channel