Ryan Reynolds, sërish në rolin e superheroit

08/04/2015 00:00

Ryan Reynolds ka nisur xhirimet e filmit ‘Deadpool’, ku do të interpretojë rolin e superheroit të novelave grafike me të njëjtin emër.

Aktori 38-vjeçar është parë me dy pistoleta në secilën dorë dhe me një kostum kuq e zi që e kishte mbuluar të gjithin, përfshirë edhe fytyrën.

Skenat po xhirohen në Vankuver të Kanadasë.

Filmi ‘Deadpool’ tregon historinë e një agjenti të forcave speciale që kthehet në mercenar pas një eksperimenti, rezultatet e të cilit e ndryshuan fizikisht.

Filmi me rgji të Tim Miller dhe skenar të Rhet Reese dhe Paul Werrick do të shfaqet në 12 shkurt të vitit 2016.

Ryan Reynolds ka luajtur edhe më parë rolin e superheroit në filmin ‘Green Lantern’ (Feneri i Gjelbër) të vitit 2011.

Top Channel