Emma Stone ndahet nga Andrew Garfield

08/04/2015 00:00

Thashethemet për një ndarje mes Emma Stone dhe të dashurit të saj, Andrew Garfield, nisën të qarkullonin në fillimin e kësaj jave, por tashmë një burim për revistën ‘People’ ka treguar se spekulimet janë të vërteta.

Mendohet se arsyeja e ndarjes është distanca e largët, ose më saktë, roli i Garfield në filmin ‘Silence’, i cili po xhirohet në Tajvan.

“Ai ka qenë shumë i dhënë pas projektit të tij, duke lënë pas dore çdo gjë tjetër. Por, është shumë herët për të thënë se marrëdhënia e tyre ka marrë fund. Ata po mendojnë të bëjnë pak pushim, duke mos u takuar dhe folur me njëri-tjetrin”, tha burimi për ‘People’.

Emma dhe Andrew kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin që në vitin 2011.

Top Channel