Vritet palestinezi, sulmoi me thikë dy ushtarë izraelitë

08/04/2015 00:00

Një palestinez ka gjetur vdekjen dhe dy ushtarë izraelitë janë plagosur në një incident të ndodhur në Bregun Perëndimor.

Mediat izraelite raportojnë se palestinezi sulmoi me thikë dy ushtarët që po patrullonin mes fshatit të populluar me izraelitë, Maale Levona dhe atij të populluar me palestinezë, Sinjil.

Si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur rëndë në qafë dhe kokë njëri prej ushtarëve, ndërkohë që ushtari i dytë ka marrë një plagë sipërfaqësore në shpinë, para se të shkrepte një breshëri plumbash ndaj agresorit duke e lënë atë të vdekur në vend.

Javët e fundit janë përshkallëzuar pavarësisht përforcimit të masave të sigurisë në prag të njërit prej festivaleve më të rëndësishme të kalendarit hebraik.

Pas incidentit, deklarata e një politikani të ekstremit të djathtë izraelit ka shkaktuar reagime të ndryshme.

“Armiqtë tanë kanë vetëm një qëllim; të vrasin sa më shumë hebrenj që të jetë e mundur. Uroj forcat e sigurisë që vranë terroristin. Ky duhet të jetë fati i kujtdo që lëndon hebrenjtë e pafajshëm. Një incident i tillë duhet të ketë këtë fund, dhe jo me ëndrrën se një ditë do të dalësh nga burgu”, tha Naftali Bennet, i partisë nacionaliste “Shtëpia e hebrenjve”.

Top Channel