“Jashtëtokësorët…nëse ekzistojnë, janë të stërmëdhenj”

08/04/2015 00:00

Nëse jashtëtokësorët ekzistojnë, atëherë ata janë të stërmëdhenj. Në këtë përfundim ka mbërritur studiuesi i hapësirës, Fergus Simpson.

Simpson, një shkencëtar i Universitetit të Barcelonës, thotë se jashtëtokësorët, gjithmonë nëse ekzistojnë, mund të peshojnë mbi 300 kilogramë.

Teoria e hedhur prej tij bazohet në studimet mbi planetin tonë. Në Tokë, kafshët më të mëdha kërkojnë më shumë burime, ndaj janë edhe më të pakta në numër. Për këtë, Toka konsiderohet si një planet i mbizotëruar nga organizmat e vegjël, përfshirë këtu njerëzit.

Simpson ka krahasuar përmasat e organizmave në tokë me organizmat (hipotetikë) në hapësirë dhe ka dalë në përfundimin se përmasat e jashtëtokësorëve janë të stërmëdha.

Një pjesë e shkencëtarëve pajtohen me këtë mendim të Simpson, por ka të tjerë që e rrëzojnë këtë, duke deklaruar se nuk ka të dhëna konkretë për një krahasim të tillë dhe për më tepër nuk merret për bazë graviteti dhe teoria e evolucionit. 

Top Channel