PDK, Ndoka: Bashkë me PD-në në zgjedhjet lokale

08/04/2015 00:00

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka deklaruar pasditen e së mërkurës se kjo parti do të dalë bashkë me PD-në në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Duke folur pas një takimi me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, Ndoka ka nënvizuar se qëndrimet mes dy partive janë të përafërta, ndaj dhe bashkëpunimi do të jetë i pashmangshëm.

“Kemi biseduar me zotin Basha për përafrimin e qëndrimeve me PD-në për të dalë bashkë në zgjedhje”, ka thënë Ndoka.

Top Channel