Pogradec, punëtorët e procesionares në protestë

08/04/2015 00:00

Pasi kanë punuar intensivisht për një muaj për pastrimin e pyjeve të Pogradecit nga infeksioni masiv i procesionares, qindra punëtorë nuk janë paguar për punën e tyre.

Kjo është bërë shkak që punëtorët, kryesisht nga komunat, të grumbullohen në shenjë proteste para ambjenteve të Zyrës së Punës për të kërkuar pagën.

Mbi 100 puntorë thanë se askush nuk i sqaron për pagesën që u është premtuar, pavarësisht se shumë prej tyre ndodhen në limitin e varfërisë. Madje, thanë ata, sorollaten sa në zyrat e njërës instancë në tjetrën.

Nga ana tjetër, përgjegjësi i seksionit, Ervin Mançellari ka pranuar se për punonjësit ende nuk është bërë pagesa, por fondi është lëvruar dhe pritet që të çelet dita ditës.

Punëtorët e procesionares kanë deklaruar se do të vijojnë protestën derisa të marrin lekët që u takojnë. Ndërkohë, e njëjta situatë paraqitet edhe për 300 punëtorë të tjerë në gjithë qarkun.

Top Channel