Personat më të kërkuar nga Policia e Tiranës

08/04/2015 00:00

Policia e Tiranës ka shpallur këtë të mërkurë listën me personat më të kërkuar prej saj, të cilët akuzohen për kryerjen e disa veprave të rënda penale.

1.       Vladimir Ferit Gjuta, alias Elton Doçi, 35 vjeç, i kërkuar për vepra penale me qëllime terroriste;
2.       Baftjar Qemal Bruka, 24 vjeç, i kërkuar për vepra penale me qëllime terroriste;
3.       Ervin Osman Sinella, 32 vjeç, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje me dashje;
4.       Fation Agim Muharremi, 29 vjeç, i dënuar me 11 vjet burg për vrasje me dashje;
5.       Kujtim Demir Demiri, 49 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg për trafikim të të miturve;
6.       Anton Kolec Villa, 38 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje me dashje dhe vrasje të mbetur në tentativë;
7.       Arben (Artan) Ismail Muça, 45 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim;
8.      Ervin Dhimokrat Shahini (Shabani), 39 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me dhunë me    pasojë vdekjen;
9.   Fatmir Sadik Rama, 46 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen;
10.   Gentian Xheladin Tako, 38 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje me paramendim;
11.   Jashar Bajram Begani (Begami), 63 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje;
12.   Kujtim Riza Qordja, 38 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim;
13.   Lutfi Isa Hida, 50 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Top Channel