Shkup, Besa kërkon dorëheqjen e Veljanovskit dhe Jankullovskës

08/04/2015 00:00

Lëvizja politike Besa ka reaguar ndaj ofendimit të deputetëve shqiptarë nga ana e pushtetarëve maqedonas.

Të rinjtë e kësaj lëvizjeje kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Parlamentitm, Trajko Veljanovski dhe ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, të cilët në një bisedë mes tyre i cilësonin si “indianë” deputetët e BDI-së.

“Pas këtyrë deklaratave raciste dhe çnjerëzore, ne kërkojmë dorëheqjen e Veljanoskit dhe Jankullovskës, si dhe tërheqjen e tyre nga skena politike. Nëse ata nuk e bëjnë këtë në mënyrë të vullnetshme, ne do të kërkojmë nga deputetët shqiptarë në Parlament që ta kërkojnë këtë dhe t’i bojkotojnë të gjitha seancat për aq kohë sa Trajko Veljanoski do të jetë kryetar. Po ashtu do të kërkojmë nga ministrat shqiptarë që të kërkojnë largimin e ministres Jankullovska dhe bojkotimin e qeverisë derisa ajo të japë dorëheqjen”, deklaroi Fuat Saiti nga lëvizja Besa.

Biseda telefonike mes Jankullovskës dhe Veljankovskit, ku ata ofendojnë rëndë deputetët shqiptarë, u publikua në kuadër të aferës së përgjimeve ditë më parë.

Të revoltuar nga sjellja e dy zyrtarëve të lartë, të rinjtë e lëvizjes Besa iu rekomanduan atyre të lëxojnë librin me titull “Bie Zilja për Bonton”, për të mësuar normat elemetare të mirësjelljes.

Top Channel