Dita ndërkombëtare, romët e Beratit kërkojnë më shumë vëmendje

08/04/2015 00:00

Romët e fshatit Moravë, në komunën Otllak të Beratit, kanë festuar këtë të mërkurë 8 prillin, dita kushtuar këtij komuniteti.

8 prilli për komunitetin rom, i cili në qarkun e Beratit është vendosur në këtë zonë të njohur si “Lagjia rome e Moravës”, cilësohet si dita e ardhjes së pranverës dhe largimi i stinës së dimrit.

Ata kanë ruajtur traditën e tyre duke festuar me anë të një aktiviteti. Fëmijët kanë interpretuar këngë dhe valle, ndërkohë që nuk kanë harruar të kërkojnë më shumë mbështeje për integrimin e tyre në shoqëri.

Laver Myrteli, kryetar i Komunitetit Rom për Shqipërinë, u shpreh në fjalën e tij se nuk kishte si të mos kujtohej kjo ditë ndërkombëtare.

Ndërsa Marilena Xhaferi, aktiviste e komunitetit rom të Moravës, u shpreh se kjo ditë i shërben të gjithë atyre për të apeluar dhe kërkuar përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekomonike.

Top Channel