15 pacientë nga Marinza në spitalin e Fierit; mjekët: Intoksikimi nën mesatare

08/04/2015 00:00

Në spitalin rajonal të Fierit deri më tani kanë mbërritur 15 pacientë nga zona e Marinzës, ka bërë të ditur drejtoresha e këtij spitali, Antoneta Dhima.

E kontaktuar nga Top Channel, Dhima ka treguar se pacientët përgjithësisht kanë patur shqetësime për dhimbje koke dhe marrje mendësh.

Banorët e parë që kanë patur shqetësime shëndetësore kanë mbërritur në spitalin e Fierit 5 ditë pas shpërthimit në pus.

Sipas drejtoreshës Dhima, që prej asaj dite numri i banorëve me shteqësime shëndetësore varion nga 3-4 persona në ditë.

Në të gjitha rastet niveli i intoksikimit ka qenë nën mestare dhe asnjë  nga banorët nuk ka qëndruar në spital. Pasi kanë marrë mjekimin, kryesisht serume, ata janë larguar për në banesat e tyre.

Top Channel