Militantët e ISIS lirojnë të ‘burgosurit’ Yazidi

09/04/2015 00:00

Militantët e ISIS kanë lënë të lirë më shumë se 200 anëtarë të komunitetit Yazidi, të cilët ishin kapur në veri të Irakut. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë kurdë.

Mes 216 personave të liruar ishin edhe rreth 40 fëmijë, ndërsa pjesa tjetër ishin të moshuar. Militantët e Shtetit Islamik sulmuan komunitetin Yazidi në veri të Irakut gjatë vitit të kaluar, duke vrarë dhe rrëmbyer me mijëra banorë.  

Disa prej të ‘burgosurve’ thanë për “Reuters” se për një kohë të gjatë kishin qëndruar në Tel Afar, ndërsa më pas ishin zhvendosur nga një qytet në tjetrin.

Shumë prej personave të liruar ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ndërkohë, “Reuters” shkruan se trupat irakiane po fitojnë terren ndaj ISIS në një ofensivë të re në krahinën perëndimore të Anbarit.

Top Channel