Rreziku i gazit metan, vrasësi i shëndetit që kërkon kohë të zbulohet

09/04/2015 00:00

Gazi i metanit është 80% më i rrezikshëm sesa dioksidi i karbonit, ku pasojat më të mëdha prej tij duan kohë të kuptohen, sepse është një kimikat pa erë dhe pa ngjyrë.

Metanit vjen nga nëntoka, nuk ka përmbajtje toksike, mund të përdoret si burim energjie, por njëkohësisht risku i lartë që vjen prej tij është mëse prezent.

Sipas statistikave, metani ka një rrezikshmëri të lartë shpërthimi dhe mund të shkaktojë vdekje nga asfiksia, ndaj për ekspertët që merren me të sfida më e madhe është të dinë se në çfarë zonash është i grumbulluar, sasinë dhe sesi duhet menaxhuar.

Nëse ndodhet në përqindje të lartë dhe bashkohet me përbërës të tjerë kimik, metani mund te formojë përbërje eksplozive , madje në shumë raste ka shkatërruar minerare të nëndheshme, apo ka hedhur në erë objekte të pasura me naftë.

Aktiviteti njerëzor është ndikuesi më i madh që sjell rrjedhjet e tubacioneve të tij, ndaj duhen marrë parasysh rrethanat para se të ndërmerren hapa për investime energjitike, pasi nëse ai del në sipërfaqe, kjo ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njerëzve.

Gazi mund të shkojë në shtëpitë e tyre nëpërmjet kanalizimeve, çarjeve të themelit apo aty ku gjen terrenin e hapur. Nëse dikush e thith atë ka shumë rrezik për aparatin e frymëmarrjes, sepse niveli i oksigjenit  lëviz nga nën 10% deri nën 16 %. Ndërsa metani në formën e tij të lëngshme mund të shkaktojë djegien e lëkurës dhe të syve.

Sipas mjekëve, ky lloj kimikati  eliminohet shpejt nga trupi. Edhe pse niveli i tij mund të matet deri diku nga analizat e urinës apo gjakut, ende  nuk ka një metodë të besueshme për të përcaktuar nivelin ndaj ekspozimit. Aktualisht nuk ka teste në dispozicion për të vlerësuar masën e efektit shëndetësor të ndikimit të tij në shëndet.

Top Channel