La Liga, Messi e Ronaldo u dhurojnë fitoren ekipeve të tyre

09/04/2015 00:00

Edhe pas javës së 30-të në La Liga distanca mes Barcelonës kryesuese dhe Realit të vendit të dytë vazhdon të mbetet 4 pikë, pasi të dyja ekipet arritën të fitonin.

Lionel Messi ishte padyshim një ndër lojtarët më të mirë në fitoren e Barcelonës 4-0 në “Camp Nou” ndaj Almerias. Argjentinasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të me një gol spektakolar. Në pjesën e dytë, dy gola u shënuan nga Suarez dhe një nga Bartra.

Ndërkohë, edhe pse me vështirësi, Reali i Madridit arriti të fitonte në fushën e Valekanos, ku e zhbllokoi sfidën në pjesën e dytë për të rrëmbyer një 3 pikësh të vuajtur.

Tensioni për ‘Los Blancos’ u rrit me kalimin e minutave, por në të 67-ën, Carvajal bëri gjithçka mirë nga e majta duke dhuruar një penallti në lëvizje për Cristiano Ronaldon që sigloi rrjetën numër 300 me fanellën e bardhë. Golin e dytë e shënoi James Rodriguez, 6 minuta më vonë.

Top Channel