Kukës, fshatrat e izoluar nga dëbora kërkojnë ndihmë

09/04/2015 00:00

Në kushtet e izolimit, Ferid Tola, banor i
fshatit Buzmadh në Kukës kërkon ndihmë për veten dhe 45 familjet që
jetojnë në këtë fshat të komunës Grykë Çaje në Kukës.

Si pasojë e reshjeve të fundit të deborës janë të izoluar totalisht prej disa ditësh.

Banorët e këtij fshati thonë se dy rrugët e fshatit që lidhen me Qendër Komunë janë të bllokuara, pasi edhe nga erërat e forta, dëbora është mbledhur duke krjiuar një trashësi afro 1 metër. Për fat të mirë, deri tani nuk ka emergjenca të rënda shëndetësore. Mënyra e vetme në raste të tilla është vetëm transporti me kafshë për dhjetëra kilometra deri në rrugën nacionale.

Top Channel