Operacion antikrim në Elbasan, 7 të arrestuar

09/04/2015 00:00

Forcat e policisë në Qarkun e Elbasanit kanë kryer në 24 orët e fundit
një operacion të gjerë kundër kriminalitetit, duke arrestuar disa
persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht, në pranga kanë përfunduar 7 persona, 2 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas një njoftimi për shtyp, akuzat që rëndojnë ndaj të arrestuarve variojnë nga drejtimi i mjeteve pa targa dhe leje, deri në lidhje të paligjshme të energjisë, agresion ndaj personit, zotërim të armëve të ftohta, posedim të lëndëve narkotike etj.

Në të gjitha rastet materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore në ngarkim të të akuzuarve.

Të arrestuarit janë:

Idris Lala, i datëlindjes 1957, banues në  Elbasan. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar nje mjet motor pa targa, i papajisur me leje drejtimi.

Vladimir Cerova, i datëlindjes 1963, banues në Elbasan. Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar një mjet motoçikletë me targa AA 309, i papajisur me leje drejtimi.

Arian Filja, i datëlindjes 1976, banues në Elbasan. Në banesën e tij gjatë një kontrolli u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Bujar Maliqi, i datëlindjes 1986, banues në Cerrik. Në bashkëpunim me vëllain e tij kanë goditur me sende te forta një shtetas.

Spiro Sadushi, i datëlindjes 1967, banues në Elbasan. Ndalimi tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe iu sekuestrua një sasi pluhuri, që dyshohet të jetë lëndë narkotike.

Sefer Nezha, i datëlindjes 1953, banues në lagjen numër 1 të Librazhdit. Gjykata e Apelit Durrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

A.Ç, i datëlindjes 1971, banues në Elbasan. Ky shtetas, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”, në dyqanin e tij u kap duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Top Channel