Shijak, vidhnin banesa e biznese, pranga 2 personave

09/04/2015 00:00

Policia e Shijakut ka prangosu 2 persona dhe ka shpallur në kërkim
një tjetër, me akuzën e vjedhjes se banesave dhe bizneseve.

Personat e arrestuar janë: Artan Tabaku, 21 vjeç dhe Denis Shahini, 26 vjeç, ndërsa në kërkim është shtetasi me inicialet SH.Z.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh në banesa e biznese në këtë zonë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.

Top Channel