Asistencë teknike për identifikimin e zonave të ndotura nga radioaktiviteti

09/04/2015 00:00

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka firmosur një memorandum mirëkuptimi me
Institutin Italian të Fizikës Bërthamore, i cili do t’u ofrojë asistence
teknike në monitorimin e ndotjes radioaktive në territorin shqiptar.

Përfaqësuesit e palës shqiptare e kanë vlerësuar këtë mundësi mjaft të mirë për identifikimin e zonave të prekura nga radiokativiteti dhe për marrjen e masave konkrete.

Përfaqësuesi i Institutit Italian të Fizikës Bërthamore, Fernando Ferrono, tha se kjo është një mundësi e mirë bashkëpunimi mes vendeve tona, në shërbim të mjedisit dhe shëndetit.

Top Channel