Shtatshkurtërit, më të rrezikuar nga infarkti se shtatlartët

09/04/2015 00:00

Personat me një shtat të ulët, ndryshe nga ata shtatëlartë, janë më të prirur të preken nga sëmundjet kardiake.

Kështu rezulton nga një studim i Universitetit të Leiçesterit, në Britani, që tregon lidhjet e para gjenetike mes geneve të personave më të shkurtër dhe atyre që rrisin rreziqet e sëmundjeve kardiake.

Sipas studiuesve anglezë, një diferencë prej 6.5 centimetrash gjatësi përbën një ndryshim thelbësor sa u takon sëmundjeve të zemrës në 13.5 për qind të rasteve të shqyrtuara.

Në eksperiment janë përfshirë 65 mijë individë me probleme kardiake dhe 128 mijë të paprekur nga patologji në zemër.

“Raporti mes gjatësisë dhe sëmundjeve në fjalë është më i theksuar tek meshkujt, ndërsa më i tkurrur tek femrat”, ka sqaruar drejtuesi i studimit, mjeku Nilesh Samani.

Top Channel