Obama në Xhamajkë, homazhe për Bob Marley

09/04/2015 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama ndodhet në Xhamajkë, prej nga do të
udhëtojë për në Panama për të marrë pjesë në samitin e krerëve të
shteteve dhe qeverive të vendeve amerikane.

Por shefi i Shtëpisë së Bardhë, kohën e mbetur para takimit e ka shfrytëzuar për t’i bërë homazhe legjendës së muzikës xhamajkiane, Bob Marley.

Presidenti Obama ka vizituar muzeun kushtuar ikonës së muzikës nën drejtimin e një guide dhe është shprehur i mahnitur me veprën e Marley.

Në samitin e vendeve amerikane, që nis punimet ditën e premte, do të jenë 35 përfaqësues shtetesh. Por sytë do të jenë të kthyer tek presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

Top Channel