Vlorë, arrestohet kultivuesi i hashashit, 62-vjeçari kishte mbjellë 30 rrënjë

09/04/2015 00:00

Policia e Vlorës ka gjetur dhe shkatërruar një fidanishte me bimë hashashi në fshatin Vajzë të Vlorës. Ndërkohë, është arrestuar në flagrancë edhe një 62-vjeçar, i cili kishte ngritur fidanishten.

Bimët e hashashit, gjithsej 30, ishin në një sipërfaqe të vogël prej 35 metrash katrorë, me një lartësi deri në 30 centimetra.

Pas asgjësimit, u bë edhe shoqërimi i të ndaluarit.

Zona malore e Vlorës, deri një vit më parë ishte një zonë me sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me kanabis sativa, që u shkatërruan nga policia.

Top Channel