Ministria e Jashtme e Serbisë, notë proteste Ambasadës shqiptare në Beograd

09/04/2015 00:00

Ministria e Jashtme serbe i ka dërguar një notë proteste Ambasadës shqiptare në Beograd pas deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin e shqiptarëve në Bashkimin Europian dhe qasjen që duhet të ketë BE-ja ndaj këtij bashkimi.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, thekson se “pikëpamjet e Kryeministrit të Shqipërisë janë të papranueshme për Serbinë”.

Në notën e protestës, Daçiç shton se “partnerët ndërkombëtarë duhet të dënojnë deklaratat e Ramës, të cilat cenojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Edhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dy ditë më parë deklaroi përmes një postimi në rrjetin social Twitter: “I premtoj Kryeministrit Edi Rama, se Kosova dhe Shqipëria nuk do të bashkohen kurrë në formën klasike. U lutem udhëheqësve shqiptarë që të ndalen së provokuari qëndrueshmërinë në rajon”.

Top Channel