VV, protestë para Gjykatës Kushtetuese

09/04/2015 00:00

Në Ditën e Kushtetutës, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një protetë simbolike ndaj asaj që e quan “kapje të shtetit”, e cila sipas kësaj Lëvizjeje, po bëhet edhe përmes organeve të drejtësisë dhe gardianes së aktit themelor të shtetit, Gjykatës Kushtetuese.

“Me Enver Hasanin si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Kushtetuta është shndërruar në instrument për hapjen e rrugës së Serbisë në kohë, por edhe për zgjatjen e jetës së pushtetit të PDK-së. Enver Hasani i ka shërbyer PDK-së kur ka bërë interpretimin për grupin më të madh parlamentar, i ka shërbyer edhe kur ka bërë interpretimin edhe lidhur me mandatarin e qeverisë, por kulmi i këtyre skandaleve është falsifikimi i kuorumit lidhur me zgjatjen e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë që kishte bërë Presidentja Jahjaga”, tha aktivisti i VV, Zgjim Hyseni para dyerve të Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.

Top Channel