Pasrroja që nxit dëshirën seksuale tek femrat

09/04/2015 00:00

Ata që e njohin mirë kinemanë klasike me patjetër njohin edhe Steve McQueen, një ndër emrat e mëdhenj të hollivudianë të vitet ’60 të shekullit të kaluar.

Veç talentit McQueen, falë edhe sharmit që e karakterizonte, njihej si “Don Zhuan” në qarqet hollivudiane. Por veç rëndësisë që i kushtonte pamjes së jashtme, aktori ka patur edhe një armë sekrete; pasrrojen e tij.

McQueen njihej si përdorues i rregullt i “Eau Sauvage”, pasrroje (aftershave) e Christian Dior. Sot në përbërje të kësaj pasrroje, shkencëtarët kanë zbuluar se ka përbërës kimikë që ngacmojnë tek femrat pjesën e trurit përgjegjëse për lëshimin e hormoneve seksuale.

Njëra prej këtyre lëndëve kimike quhet Hedione. Për shkencëtarët ky aromatizues i fortë mund të shumëfishojë dëshirën seksuale tek femrat brenda një kohe të shkurtër.

Për herë të parë në parfume, Hedione u përfshi nga Dior në vitin 1966 ekskluzivisht për meshkujt por pati aq sukses sa shumë femra e adoptuan si parfum të tyrin. Kjo çoi në prezantimin e versionit femëror, të quajtur “Diorella”.

Top Channel