Jennifer Lopez, sakrificë në emër të modës

09/04/2015 00:00

Shumë sakrifica janë bërë në emër të modës dhe duket se këtë të mërkurë, ishte radha e Jennifer Lopez për të bërë një të tillë.

Veshja e saj për serinë e ardhshme të “American Idol” duket sikur e vuri këngëtaren në vështirësi për shkak të përmasave të saj.

45-vjeçarja ishte duke iu drejtuar studiove të “American Idol” në West Hollywood, por fustani i saj treçerekësh nuk e lejonte të ecte lirshëm.

Edhe pse u përpoq të ecte në atë mënyrë, e kishte të pamundur të vazhdonte më tej, kështu që ishte asistentja e saj ajo që e ndihmoi duke i hapur zinxhirin nga pas.

FOTO GALERI
1/3
Fustani i ngushtë i Jennifer Lopez

Top Channel