Në filmin e saj të ri “Dark Places”, Charlize Theron shfaqet si një dëshmitare gjatë një krimi brutal që ndodh në familjen e saj kur ajo ishte fëmijë. Aktorja 39-vjeçare ka thënë se ky film përshkruan një traumë të kaluar në jetën e saj.

Kur ajo ishte 15 vjeç, babai i Charlize, Charles, kërcënoi me jetë atë dhe mamanë e saj, Gerda, ndërkohë që ishte i dehur dhe Gerda e qëlloi dhe e vrau për vetëmbrojtje.

Charlize ka treguar rreth këtij incidenti gjatë një interviste të dhënë për televizionin francez “TF1”, ku ka qënë e ftuar për promovimin e filmit “Dark Places”.

”Unë kam kaluar një eksperiencë shumë traumatike, një ngjarje në jetën time, që në një farë mënyre më ka formuar për këtë rol”, ka thënë bukuroshja afrikano-jugore.

Top Channel