Candice Swanepoel si Marilyn Monroe

09/04/2015 00:00

Candice Swanepoel është shfaqur në fushatën e fundit të ‘Max Factor’ si legjenda e ekranit, Marilyn Monroe. Bukuroshja 26-vjeçare ka shkëlqyer në setin e fundit fotografik, ku shihet me flokë të shkurtra bjonde.

’Max Factor’, e cila feston 80-vjetorin këtë vit, është tepër e njohur për transformimin e Monroe, nga një brune në një bjonde në vitin 1935 dhe këtë gjë e ka bërë edhe me Candice tani.

”E adhurueshme për bukurinë e saj dhe buzët e kuqe, Marilyn gjithmonë e plotësonte bukurinë e saj me një penel të zi, të shoqëruara me qerpikë të trasha”, deklaroi drejtuesja artistike e ‘Max Factor’, Pat McGrath.

Duke përdorur Candice si frymëzim, McGrath, e cila së fundmi është vlerësuar me një çmim për kontributin e saj në modë, ka rikrijuar imazhin e Monroe.

FOTO GALERI
1/4
Candice Swanepoel është shfaqur në fushatën e fundit të Max Factor si Marilyn Monroe

Top Channel